Luftar Hysa mohoi lidhjen e tij të dhë tre vëllezërve me kartelin e drogës Sinaloa në Meksikë, të cilët sipas maediave meksikane po pastrojnë paratë në Shqipëri. Hysa nga Bleshi, por me nënshtetësi meksikane, ka hedhur poshtë çdo bashkëpunim me klanet e drogës.
“Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhinier dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal. Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë”, tha ai.
Ndoshta Luftar Hysa nuk ka lidhje me kartelet e Meksikës, por vëllezërit Hysa kanë lidhje me një prej karteleve më të fuqishme të drogës dhe bixhozit në Vlorë, i cili besohet se ka mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt.
Vëllezërit ‘meksikanë’ nga Bleshi kanë lidhje me dy vëllezërit nga Vlora, Besnik dhe Gramoz Murataj, të njohur si dy vëllezërit e llotove “Ecco Bet” dhe kazinove në Shqipëri.
Besnik dhe Gramoz Murataj janë dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”, ku pjesë e dosjes penale të tyre ka qenë dhe Geron alias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ka dyshime të arsyeshme se vëllezërit Murataj, besohet të jenë projektuar nga qeveria Rama, për të marrë një nga liçensat e basteve sportive online, që qeveria Rama kërkon të legalizojë, pas eliminimit të dyshuar të Vis Martianjt, ish bosi i kumarit në Shqipëri.
Në vitin 2017, dhe pikërisht në 12 qershor, rezulton se Gramoz Murataj, djali i Besnikut, Rudi Lulaj dhe Fatos Hysa, njëri nga 4 vëllezërit nga Belshi, kanë hapur në Vlorë, kompaninë “GamingMtech”.
Gramozi, zotëronte 50 për qind të aksioneve, ndërsa Redi Lulaj dhe Fatos Hysa, 25 për qind secili. Shoqëria funksionoi vetëm 1 vit e gjysmë dhe më pas në 14 janar 2019, shpalli likujdimin. Ndërsa në 18 shtator 2019, kjo kompani u çregjistrua si biznes në Shqipëri.
Tashmë vëllezërit ‘meksikanë’ nga Belshi dhe dy vëllezërit janë Vlora duket se janë bashkuar për të marrë në dorë lojërat e fatit, në bashkëpunim me Olsi Ramën.
Besnik dhe Gramoz Murataj kanë vijuar aktivitetin e lojëra të fatit edhe pas mbylljes së tyre nga Edi Rama, pasi njëri prej tyre është kapur bashkë me vëllain e Natasha Mulajt, si dhe është dënuar nga gjykata.
Nuk kuptohet se pse SPAK nuk zbaton ligjin anti-mafia për dy vëllezërit nga Vlora dhe katër ‘meksikanët’ e lidhur me qarqe droge. Nëse SPAK do të ketë vullnet për të hetuar, do të dalin në pah edhe lidhje e Besnik dhe Gramoz Muratajt me Ervis Martinajn, si dhe roli i Fatmir Xhafajt në kartelet e bixhozit.
Kush janë Besnik dhe Gramoz Murataj
Trafikanti vlonjat Pgramoz Murataj. për të cilin drejtësia italiane kishte kërkuar arrestimin dhe ekstradimin me çdo kusht në Itali, rezulton i përfshirë në një grup të madh droge, që trafikonte heroinë, hashash, marjuanë dhe kokainë në shumë zona të Italisë.
Banda e drejtuar nga shqiptarët, kishte planifikuar të trafikonte drogë në Amerikën e Jugut dhe Kanada. Madje për të vënë në jetë planin, në Shqipëri ka mbëritur dhe një shtetas kanadez, me qëllim ndarjen e detyrave. Vendimi i Gjykatës Venezuliane, nxjer në skenë dhe një dokument të gjykatës së Leçes, e cila tregonte të gjithë dinamikën e veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Mes personave të implikuar në këtë rrjet janë dhe shtetas italianë.
Ndërsa tepër aktiv tregohet dhe roli i vëllezërve Gramos dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit rezultojnë në Shqipëri të dy biznesmenë dhe aksionerë në një kompani bastesh sportive, që nga verifikimet ka rezultuar se quhet “Eccobet”. Vendimi i Gjykatës së Lartë Venezuliane, ka marrë spunto nga një kërkesë për ekstradimin e shtetasit polak Piekarniak Tomazs, i cili është dënuar nga gjykata e Leçes me 9 vite burg. Vendimi është marrë nga gjyqtarët Ninishka Kuipo Brisenjo, Deyanira Nieves Bastidas, Blanca Rosa Mármol De Leon, Eladio Ramón Aponte Aponte, Héctor Coronado Flores Dhe Gladys Hernandez Gonzalez.
Deklaratë e gjyqtares venezueliane
Në 24 mars të vitit 2011 u depozitua kërkesa për ekstradim e qyterarit polak Piekarniak Tomazs, datëlindja 11.2.1975 në Varshavë dhe rezident në Jesolo të Venecies, nga ana e Ambasadës së Italisë, që kërkohej nga prokuroria e Leçes. Ndaj këtij personi ishtë shpallur dënim me 9 vjet burg nga Gjykata e Leçes.
Sipas Gjykatës, ai kishte kryer krimin e shitjes së substancave narkotike në bashkëpunim me qytetarët: Agron Xhafaj, Ervin Qezi, Tomasz Piekarniak, Gramos Murataj, Besnik Murataj, Rino Gerardi, Altin Maci, Fadil Papa, Edison Sali, Orges Seferaj. Droga ishte e llojit heroinë, marihuanë dhe hashash. Sipas autoriteteve italiane, Fadil Papa, sillte në Itali drogën, duke e shitur edhe në Jug të Italisë, në zonën e Alentos.
Ndarja e zonave
Një pjesë e saj trafikohej në Venecia dhe Trevizo, ku operonte Besnik Murataj, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak, Rino Gerardi dhe Ervin Qezi. Ndërkohë në Bolonja operonin Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, në Parma, Altin Maci dhe në Imperia, Edison Sali. Sipas hetimeve, qytetari polak Tomasz Piekarniak bënte pjesë në një grup të organizuar krimi, që ishte vërtetuar nga përgjimet telefonike.
Kanadezi në Shqipëri
Ky grup importonte hashash, heroinë dhe marihuanë nga Shqipëria dhe kishte planifikuar trafikim të heroinës dhe kokainës ndërmjet Italisë, SHBA, Kanadasë dhe Shqipërisë. Piekarniak përdori hashash dhe marihuanë për ta trafikuar nga Emilia Romanja e Italisë në Poloni përmes qytetarit shqiptar Besnik Murataj dhe atij kanadez Frank Morello, i cili kishte udhëtuar edhe në Shqipëri. Besnik Murataj ishte lidhur me italianin Paolo lo Sasso, që jetonte në SHBA dhe ishte shumë aktiv në shkëmbimin e kokainës të prodhuar në Amerikën e Jugut me heroinë që vinte nga Shqipëria, e destinuar për tregun amerikan.
Roli i kunatit
Fadil Papa, me pseudonimin Ndriçim Haxhiaj (Çimi) furnizonte drogat nga Shqipëria për në Salento, në Bolonjë e shiste Agron Xhafaj (Goni) me Orges Seferajn (Gesi), në Parmë Altin Maci (Miu), në Imperia Edison Sali (Soni) dhe në Venecia Besnik Murataj. Fadil Papa ishte kunati i Besnik Muratajt. Ky i fundit siguronte të gjitha drogat, sipas përgjimeve telefonike. Hetimet nxorrën në pah faktin se Besnik Murataj dhe Paolo lo Sasso, që ishte mik i Gramos Muratajt, vëllai i Besnikut, kishte realizuar shkëmbime heroine-kokainë.
Prangosja në 2000
Më 2 dhjetor 2000 Frank Morello mbërriti në Venecia. Vëllai i tij Antony Morello ishte në Vlorë, ku më datë 4 u takua me Fadil Papën, që i gjeti një kg heroinë, por u arrestua nga policia shqiptare më 7 dhjetor 2000. Përgjimet konstatuan se ishte përfshirë në trafik babai i tij.
Gramos Murataj kokainē dhe tentativë vrasje
Gramos Murataj, vëllai i Besnikut, doli nga burgu në Zvicër, ku mbahej për akuzën e tentativës së vrasjes dhe menjëherë tentoi të trafikonte 40 kg heroinë, më 3 tetor 2001 në Stamboll. Nisur nga këto konstatime, autoritetet italiane kanë nxjerrë urdhër arresti me burg për këta persona, të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës: MURATAJ Besnik, GERARDI Rino, KACI Naltin, LO SASSO Paolo, MACI Atin, MORELLO Anthony, MORELLO Frank, MURATAJ Gramos, PAPA Fadil, PIEKARNIAK Tomasz, QEZI Ervin, SALI Edison, SEFERAJ Orges, SZAMBOROËSKI Adam, TORO Julian, XHAFAJ Agron. Besnik Murataj kishte një punë “mbuluese” në picerinë “Bucintoro” në Jesolo, Itali. Murataj dhe Tomasz banonin në të njejtën shtëpi.