Edi Rama është dorëzuar më në fund para presionit të presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke nisur një fushatë nda gylenistëve.
Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollës “MEHMET AKIF ERSOY”, përfshirë të gjitha ciklet parauniversitare.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Qeveria me një të një VKM-je të posaçme detyron këtë institucion arsimor të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.
Që prej grushtit të dështuar të shtetit të korrikut të vitit 2016, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka nisur një fushatë trë fortë kundër mbështetësve të filantropit Fetullah Gylen, që presidenti turk e akuzon si organizator të atij grushti.
Erdogan ka shpallur organizata terroriste fondacionet dhe institucionet e themeluara dhe të drejtuara nga Gylen që operojnë edhe në rajonin e Ballkanit. Pjesë e kësaj beteje është bërë edhe Shqipëria.
Ankaraja pati kërkuar mbylljen e shkollave të Gylen në Shqipëri, madje duke prezantuar në vend rrjetin e shkollave Maarif, që mbështeten nga Erdogan. Pas disa vitesh rezistencë, kryeministri Edi Rama duket se i është bindur sulltanit.
Si gylenist ka ngritur një perandori biznesi edhe oligarku nga Berati, Klod Allajbeu. Në fakt oligarku nuk ka lidhje as me Gylenin dhe as me SHBA, por vetëm me pazaret, korrupsionin, mashtrimin, vjedhjen e parave dhe pronave publike.
Por meqenëse e mban veten për gylenist, mbetet për t’u parë nëse do të goditet nga Rama për t’i plotësuar dëshirën sulltanit.
Vendimi i findit i Ramës ka alarmuar Klod Allajbeun, i cili ka nisur largimin e parave drejt Londrës.