Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një person

Aktualitet

Publikuar: 22/09/2022

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një person

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem.

Mësohet se nga përplasja e një furgoni me një motoçilketë ka humbur jetën një person.

Viktima Myslym Saliu, 72-vjeç, është drejtuesi i motoçikletës.

Nuk dihen detaje të tjera për aksidentin, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.