Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të thirret në SPAK javën e ardhshme, për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në pyetje do të merret edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, si përfitues i privatizimit të pronës shtetërore nga Berisha.
Në pyetje pritet që të merret dhe ish-ministi Arben Imami, si person që ka dijeni për ngjarjen.
Kujtojmë se ka qenë Taulant Balla ai që ka dorëzuar në SPAK dosjet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Balla më herët ka thënë dosja e privatizimit të Kompleksit Partizani, një tokë prej 3.3 hektarësh në Tiranë që u privatizua me çmimin qesharak prej 100 mijë dollarësh, dhe ku ka ndërtuar kompleksin e apartamenteve dhëndri i Berishës.
Në padi Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.
Malltezi ka ngritur 20 kulla mbi pronën e privatizuar. Nuk dihet se ku i ka marrë Malltezi paratë e investimit.