“Nuk është problemi ynë por i nipave” – Babai i viktimës në Shkodër: Kam një javë që kërkoj shtëpi me qira, t’i largoja nga këtu

Aktualitet

Publikuar: 19/09/2022

“Nuk është problemi ynë por i nipave” – Babai i viktimës në Shkodër: Kam një javë që kërkoj shtëpi me qira, t’i largoja nga këtu

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por megjithatë babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.

Dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, përforcohen edhe nga deklaratat e babait të viktimës.

Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë”, deklaroi i ati.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Erjon Xhenje 19 vjeç, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.