Mundësi çeçen ngre flamurin shqiptar në Beograd

Sport

Publikuar: 17/09/2022

Mundësi çeçen ngre flamurin shqiptar në Beograd

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Beograd.

Në përballjen me amerikanin Tomas Gilman, Abakarov arriti të dominonte sfidën, duke fituar kështu dhe finalen pas dy sfidave të djeshme.

Kështu Abakarov bëhet mundësi i parë në histori që shpallet kampion bote për Shqipërinë.

“Shkruhet historia ne Beograd,fitore teper dominuese nga luftetari Zelimkhan Abakarov.

Mundesi kuq e zi e nderoi popullin tone duke fituar medaljen e pare te arte ne kampionatin boteror te mundjes.

Ai mposhti amerikanin Gilman Thomas (medalist dhe kampion bote).

Nje performance teper e sakte,teper emocionuese dhe gjithcka teper e miremenduar nga sportisti jone”, shkruan Federata Shqiptare e Mundjes.