82-vjeçarja nga Vlora në ndjekje penale për kotecin e pulave, avokati: U mor zvarrë në polici

Aktualitet

Publikuar: 14/09/2022

82-vjeçarja nga Vlora në ndjekje penale për kotecin e pulave, avokati: U mor zvarrë në polici

Një 82-vjeçare nga Narta është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria.

Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun. Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje.

Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.

“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje.

Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori.

Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati.