Duket e pabesueshme, por Policia e Shtetit do të ruajë me ligj oligarkët, kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, bosët e drogës dhe të prostitucionit të kamufluar si investitorë strategjikë.
Është ky vendimi skandaloz i miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, në ortakëri me kryetrafikantë dhe garantorë të hashashit.
Vendimi parashikon që policia do të ruaj peronat juridikë publikë me rëndësi strategjike, aktiviteti i të cilëve vlerësohet në rrezik, si dhe ndaj personave juridikë privatë që kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Personat me rëndësi strategjike janë hajdutët e fondeve publike, klientët e qeverisë që po marrin bregdetin me 1 euro, oligarkët, por sidomos krerët e grupeve kriminale në Shqipëri, të cilët kanë blerë Policinë e Shtetit, siç edhe e konfirmoi edhe rasti i fundit ku Ervis Martinaj shoqërohej me eskortë policore.
Do të përfitojnë nga ky vendim burri i ministres Olra Xhaçka, familjarët e Damian Gjiknurit, gaztori Gaz Paja, Lorenc Gjikuria, kontrabandisti Alban Xhillari etj., të shpallur investitorë strategjikë nga qeveria, bazuar në një ligj mafioz për ndarjen e pasurive publike.