Nis me debate Komisioni i ‘Territoriales’, Denaj: E rëndë që karriget e opozitës janë bosh! Çupi: Duhet të ishte kryebashkiaku i Tiranës

Politikë

Publikuar: 07/09/2022

Nis me debate Komisioni i ‘Territoriales’, Denaj: E rëndë që karriget e opozitës janë bosh! Çupi: Duhet të ishte kryebashkiaku i Tiranës

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur me debate mes dy bashkëkryetareve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi. Ndonëse ishte njoftuar të niste në orën 09:00, mbledhja nisi 30 minuta me vonesë dhe Denaj kritikoi opozitën që nuk ishte e pranishme. Çupi duke folur në mbrojtje të tyre u shpreh se duhet të ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë nga debati

Anila Denaj: Nuk kemi debat për rradhën, por është e rëndë që opozita ska prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.

“Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.

Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte, që nuk është dhe nuk po i përfaqëson qytetarët. Edhe pse opozita e ka kërkuar këtë komision, karriget janë bosh.

Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty.

Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar.  Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.

Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.

Anila Denaj: Pa emocione. Opozita duhet të ishte këtu për t’i dhënë rëndësinë.

Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë. Do ta vlerësonim shumë nëse do të fokusoheshit tek reforma, çfarë u synua dhe ku jemi sot. Unë jam e qartë se nuk do ta pranoni se është e dështuar, por mos thoni se është e jashtëzakonshme. Është bërë vetëm propagandë.

Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë.