Kryetari i PD në Korçë është dhunuar këtë të martë nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.
Mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.
Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.