Shqiptarja që synon Parlamentin italian: Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen! Kemi 31 vite kontribute për Italinë

Botë

Publikuar: 27/08/2022

Shqiptarja që synon Parlamentin italian: Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen! Kemi 31 vite kontribute për Italinë

Anita Likmeta është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Në një intervistë për Euronews Albania, Likmeta tha se komuniteti shqiptar e meriton të përfaqësohet në qeverinë italiane, duke qenë komunitet i dytë më i madh në vend dhe me një kontribut 31-vjeçar në këtë shtet.

“E imja është një kandidaturë shërbimi pasi besoj se komuniteti shqiptar pas 31 vitesh meriton të ketë një zë në qeverinë italiane, pasi në Itali nuk ka komunitete të përfaqësuara në qeveri. Komuniteti shqiptar paguan taksat, ka rëndësi në këtë shtet”, tha Likmeta.

Ajo tha se përfaqëson partinë e ish-ministrit të jashtëm Luigi Di Maio dhe thelbi i politikës së tyre është mbrojtja e lirisë.

Ndër objektivat e kësaj parti është edhe dhënia e shtetësisë italiane, mijëra djemve dhe vajzave emigrantë që lanë lindur në Itali, flasin italisht dhe janë integruar plotësisht në këtë vend.