25 vjeçari në Tiranë kërkon ndihmën e dy shokëve, dhunon dhe tenton të djegë me benzinë ish- të dashurën 16-vjeçare
Aktualitet
Publikuar: 25/08/2022
Policia në Tiranë ka arrestuar dy persona, konkretisht shtetasit me iniciale E. H., dhe D. M.
Këta dy të fundit janë thirrur nga shoku i tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, i shpallur tashmë në kërkim, për të dhunuar dhe djegë me benzinë një 16-vjeçare.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati. Vajza është ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç., 25 vjeç, i cili po kërkohet nga policia.