Ilir Meta po kalon një gjendje të rënduar psikologjike pasi ka mësuar se SPAK e ka marrë nën hetim për korrupsion dhe falsifikim formularësh, ndërsa i ka hapur edhe dy dosje të tjera për pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim etj.
Sipas burimeve, Meta ka kaluar sot në drekë një krizë të fortë, ethe dhe sulme paniku, ndërsa po trajtohet me qetësues përmes serumit.
Pranë tij janë Petrit Vasili, Monika dhe një rreth servilësh, disa nga të cilët janë të habitur pasi Meta vetëm disa ditë më parë tha se i binte më të fortit. Meta i friksohet arrestimit në shtator.
Meta doli fillimisht vetë dhe sulmoi kreun e SPAK, Arben Krajën, duke e quajtur spurdhjak partie dhe shërbëtor mafie.
Më pas Meta vendosi t’i lëshojë bilushin e tij Arben Krajës, duke bërë diversion sikur Edi Rama po i bën presion SPAK-ut. Bilushi doli pasi ambasadorja Yuri Kim i dha një mesazh të fortë Metës që të mos bëjë rezistencë, por të dorëzohet në SPAK.
Bilushi tha se “mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë.
Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve. Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar. I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj“.
Para se të nxirrte bilushin, Meta i lëshoi Arben Krajës ndrikullën Silva Çaka, e cila e quajti Krajën komunist.
“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë“, shkruan Çaka.
Meta i ka lëshuar Krajës edhe Petrit Vasilin, të cilin e keqpërdor në mënyrën më të pamëshirshme.
Vasili tha se “Për inceneratorët SPAK është me pushime. Del në punë vetëm për “gjeneralitetet” e Ilir Metës. Mos mendoni se SPAK pushon! Punon SPAK, punon! Ja dhe një provë tjetër e punës së madhe të jashtëzakonshme edhe në kulmin e vapës! Kerkon “Gjeneralitetet” e Ilir Metës ne mes te gushtit, firmos edhe nga jashte pa qene ne zyre, se keto janë direktivat më madhore që kanë marrë nga Tao Tao, per te prodhuar lajme shashka vetem e vetem se eshte Rama ne hall e me ujin gjer ne gryke. Ndërkohë SPAK vetëm dje ka marrë 50 dokumenta asgjesuese për inceneratorët, për 430 milion euro të vjedhura dhe të grabitura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri,Armando Subashi dhe plot e plot të tjerë se lista eshte pafund. Por per keto qindra dokumente per Inceneratoret SPAK eshte me pushime, ja qe nuk leviz dot dhe nuk i punon dora, por per Ilir Meten, qe e njeh gjithe Shqiperia bejne sikur kerkojne gjeneralitete. SPAK vetëdeklaroi asgjesimin dhe shndërrimin në zorrën qorre të Edi Ramës duke u vendosur qartësisht në shërbim të hapur mafies së inceneratorëve. Bashkë me SPAK mori fund përfundimisht edhe reforma në drejtësi. SPAK u vendos ne krah te Mafias se Inceneratoreve dhe te antiligjit dhe kunder detyres qe te hetoje te çoje pas hekurave hajdutet e qeverise te kapur me nje mal me dokumente, fakte e prova. Lodhje e kote. Inceneratoret nuk mbulohen dot me perralla vere me “gjeneralite” sepse afera e Inceneratoreve do te rendohet keq e me keq“.