Atletja Luiza Gega gjatë fjalës së saj në ceremoninë e pritjes në Kryeministri u shpreh se ndihet e emocionuar dhe më krenare se kurrë.
Ajo nënvizoi se me arritjen e saj donte t’i tregonte Europës që Shqipëria mundet edhe pse është një vend i vogël.
“Sot ndjehem më emocionuar se kurrë. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë. Jam krenare jo për atë që arrita, por doja t’i tregoja Europës se ne mundemi edhe pse jemi një vend i vogël”, u shpreh Gega.
Më tej ajo falënderoi edhe personat që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.
“Falënderoj familjen time, trajnerin tim. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë. Unë skam përgatitur një fjalim por dua të them ato që ndjej”, u shpreh ajo.