Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano pezulloi nga detyra dje policen e pazakontë të Elbasanit Anisa Kostani, e cila ofendoi dhe kërcënoi gazetarët se pse kritikonin Policinë e Elbasanit, e cila sipas saj po lufton krimin.
Nënkomisarja pozon si modele dhe shfaqet me një gjarpër në qafë, një rast ky i pazakontë në polici, thua se zonjusha është pjesë e emisioneve Për’Puthen, Kepit të Tundimeve apo pjesë e shoqeve të Dubait.
Pas pezullimit, Kostani është shprehur se nuk e ndal askush dhe se nuk tëhiqet nga qëndrimi ndaj gazetarëve.
Madje, kur komisioni disiplinor do ta thërrasë për të dhënë sqarime, Anisa pritet t’a sfidojë nga Dubai me foto ‘të nxehta’.
Me këtë rast, nënkomisarja mund të ‘arrestojë’ Floren Çapjan, i cili është strehuar në Dubai pasi është në kërkim për vrasje.
Atje nënkomisarja mund t’u lëshojë gjarprin edhe bosave të tjerë të krimit dhe drogës, të cilët kërkohen nga SPAK.
Pak orë pas këtij vendimit të Gledis Nanos për ta pezulluar, ka ardhur reagimi i parë sfidues i vetë nënkomisares së Policisë së Shtetit.
Në një video që ka publikuar në Instagram, Kostani shihet duke udhëtuar me makinë, teksa në sfond dëgjohet kënga reperit Unikkatil, “U qova pi vorri”.
“Un jom ma i mallkumi ma i paparashikumi, ai shqipja i pergjakshem qe mun e nal veq plumi, gjinja tash po vesin kush ke ti? Un jom viktori, un nashta deka per do vjet po tash u qova pi vorri hey,”- dëgjohet të thuhet në sfond duke treguar që Kostani po i bën diss vendimit të Nanos pasi e pezulloi.