Ilir Meta ka komentuar nismën e PS-së për të përjashtuar nga Kuvendi, politikanët që kanë qenë të përfshirë me ish-sigurimin e shtetit.
Meta tha se kjo nismë përshpejton më shumë fundin e kryeministrit Edi Rama.
Ish- presidenti thotë se çfarëdo ligji që qeveria të bëjë kundër tij apo Sali Berishës, ata “do ja fusin aty ku e meriton”
Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Do i japim kënaqësinë për ligjet që bën kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Do ja fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas asaj që kla bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak. Kemi denoncuar shumë afera ku Rama është i përfshirë personalisht.