Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se shumë shpejt qeveria do të gjendet e rrethuar me protestues.
Sipas tij opozita duhet të ngrihet në protesta, ndërsa shtoi se në sheshe duhet të ‘shpërthejë’ zemërimi.
Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve.”, tha ai. Po ashtu ai u pyet edhe për opsionin për qeveri teknike.
“Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike. Sot ka një krizë ekonomike për shkak të korrupsionit. Duhet të ketë reagim dhe pastaj zgjidhjet duhen parë. E vetmja formë është reagimi. Ka kaluar pa vëmendje publike për shkak të verës, por përfundoi 6 mujori për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore. Në 6 muaj nuk është bërë asgjë.