‘Jam shefe në doganë’/ Si mashtroi 25-vjeçarja një biznesmene në Tiranë, mori veshje falas dhe euro për ‘Rolex’

Aktualitet

Publikuar: 16/08/2022

‘Jam shefe në doganë’/ Si mashtroi 25-vjeçarja një biznesmene në Tiranë, mori veshje falas dhe euro për ‘Rolex’

“Punoj në doganë” është një frazë që në Shqipëri ndonjëherë ka efektin e çelësit magjik. Me të mund të fitosh simpatinë apo edhe përkujdesin dhe “respekt” të befasishëm nga ata që ke përballë. Pikërisht me këtë shprehje është prezantuar një 25 vjeçare në Tiranë.

E reja me inicialet M. C e moshës 25 vjeç u paraqit e veshur serioze në një butik të njohur në kryeqytet, dhe mbasi ka zgjedhur veshjet më të mira ka treguar se i duheshin për një punë, aty ku ajo këmbëngulte se ishte e angazhuar si zyrtare e doganave.

“Më duhen për përditshmërinë në dogana,” ka shtuar e reja dhe pa ju dridhur qerpiku ka paguar veshjet e shtrenjta