Ervis Martinaj, për kokën e të cilit janë angazhuar disa grupe kriminale, ka humbur gjurmët.
Familjarët e Ervis Martinajt kanë kallëzuar në polici se kanë humbur kontaktet me të shumëkërkuarin nga policia.
Bëhet me dije se ka qenë xhaxhai, Faik Martinaj, i cili ka bërë kallëzimin në polici duke thënë se prej disa ditësh ka humbur kontaktin me nipin e tij.
Familjarët pretendojë se ata nuk kanë asnjë kontak dhe as miqtë e tij, teksa thonë se Ervis Martinajt mund t’i ketë ndodhë diçka e keqe.
Kjo është hera e parë në Shqipëri që familjarët e një të shumëkërkuari shkojnë në polici për të denoncuar që kanë humbur kontaktin me të shpallurin në këkrim.
Policia e Shteti ka ngritur njjë grup të posaçëm për të kuptuar më saktë se çfarë ka nodhur. Ndërsa raportohet se mesazhi i fundit që ai i ka dërguar familjarëve me anë të miqëve të tij është që të bëjnë kujdes.
Vrasja e kushëririt
Disa ditë më parë u vra Brilant Martinaj, kushëriri i Elvis Martinajt.
Një seri ngjarjesh dhe konfliktesh në të cilat prej vitesh ka qenë i përfshirë grupi i drejtuar nga Ervis Martinaj, duket se e bëjnë edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes së kushëririt të tij të parë Brilant Martinaj pasditen e kësaj të diele.
Duket se policia ende nuk ka ngritur një pistë lidhur me ngjarjen, ndërsa në fshatin Nikël kanë nisur të merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni.
Ndërsa kujtojmë se Brilant Martinaj ndjek në fakt vrasjet që ju bëhen njerëzve pranë Ervis Martinajt më e fundit ajo e Erigers Mihasit në Dhjetor të vitit të shkuar në zonën e Astirit, e më herët ajo e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019, një tjetër njeri i besuar i tij.
Nisur nga kjo logjikë, për policinë do të jetë e vështirë kufizimi në një pistë, duke kujtuar konfliktet më të forta të Martianjt: Ai me familjen Reçi, ku Brilant Martinaj u dyshua për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi dhe konflikti me klanin Duka me 8 persona të shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.
Nisur nga kjo logjikë, dyshimet e forta janë se shënjestër e sulmit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj, ndërkohë që të paktën deri në këto momente konfirmohet se Diklen Vata ka qenë vetëm turproja e tij.
Atentati ndaj Ylli Brahimit
Klinsman Preçi ishte viktima e radhës e atentateve që po marrin jetë njerëzish në aksin Fushë Krujë-Laç-Lezhë. Bashkë me të ishte dhe Ylli Ibrahimi, por ky i fundit mundi t’i shpëtojë atentatit duke qenë jashtë rrezikut për jetën në spital.
Autorët e dinin se objektivi i atentatit që ishte Ylli Ibrahimi lëvizte me makinë të blinduar prandaj edhe nuk tentuan t’i qëllonin në levizje, por priten që ata të dalin nga makina. Pas kësaj derdhën më shumë se 100 plumba në drejtim të tyre. Makina e blinduar ka marrë dëmtime të jashtme në xhama duke mbrojtur fillimisht Preçin dhe Brahimin.
Brahimit i është bërë edhe në fillim të këtij viti atentat, por shpëtoi. Ai njihet si njeri i afërt i Vis Martinajt, grupi i të cilit është nën shënjestër gjatë kohëve të fundit duke lënë disa të vdekur në atentate në Tiranë, Fushë Krujë dhe sëfundmi në Milot.
Makina në fjalë, një Toyota Land Cruiser i blinduar, me të cilin lëviznin mbrëmë Brahimi dhe Preçi përdorej edhe nga vetë Vis Martinaj. Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë, i cili mbeti viktimë e atentatit me tre të vdekur në Fushë Krujë, bashkë me Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën.
Të dy personat lëviznin “Toyota” të blinduar “Land Chrysler”, pasi më parë i kishin shpëtuar atentateve mafioze.