Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur një postimi të Ilir Metës në Facebook ku ky i fundit kishte publikuar një foto të Tiranës më 1981 dhe në vitin 2021.
Veliaj thotë se Meta është thjesht nostalgjik në kohën kur Tirana ishte qyteti i fuksave të sigurimit teksa shton se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021.