Është gjetur i pajetë trupi i 14-vjeçarit i cili u zhduk ditën e djeshme në lumin Seman.I mituri kishte shkuar për të peshkuar por u zhduk në lumë.
Banorët dhe policia kërkuan për trupin e tij për 24 h dhe është gjetur sot, por pa shenja jete.
Për familjen Sako, kjo është tragjedia e dytë që i ndodh pasi 10 vite më parë i është mbytur djali tjetër që ka pasur, vetëm 7 vjeç.
Në bregun e lumit janë gjetur shapkat dhe sendet e të miturit por ai vetë është zhdukur pa lënë gjurmë.