Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, arrestohet 55-vjeçari nga Vlora

Aktualitet

Publikuar: 09/08/2022

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, arrestohet 55-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorë ka arrestuar një 55-vjeçar pasi tërhoqi zvarrë me makinë një qen.

Policia sqaron se pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të filmuara në rreth-rrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës por dhe telefonatave nga qytetarë të ndryshëm u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi ndaj këtij shtetasi për vepër penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me një gjobë prej 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor