A e vrau efektivi i RENEA-s Kastriot Reçin? Dalin përgjigjet e analizave të ADN-së

Kryesore

Publikuar: 09/08/2022

A e vrau efektivi i RENEA-s Kastriot Reçin? Dalin përgjigjet e analizave të ADN-së

Kastriot Reçi u ekzekutua në janar të vitit 2020 me snajper në qytetin e Rrëshenit, ndërsa organet hetuese ende nuk kanë rënë në gjurmët e personit që tërhoqi këmbëzën.

Vrasja e bujshme, mbetet sërish e mbuluar me mister, pasi analizat e ADN-së në snajperin pa leje që iu gjet ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada, kanë treguar se gjurmët e gjetura nuk janë përputhur me ato të gjetura në vendin e krimit.

Së fundmi oficeri Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze.

Në makinë u gjet një arme e llojit snajper, për të cilët që të dy këmbëngulen se ishin viktima të një skenari , dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të një lokal të njohur ku ata pretendojnë se priten një qytetar që duhet t’ju sillte një porosi nga Britania e Madhe.