Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë vendosur ta përdorin tragjedinë e Himarës për të përfituar politikisht. Të enjten u mbajt një protestë në nder të vogëlushes që humbi jetën, ndërsa aktivisti Altin Goxhaj (që është rreshtuar krah foltores), njoftoi se do të protestohet të hënën dhe ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
Edhe pse u dhanë sinjale të qartë se tubimi nesër do jetë i organizuar politikisht, sot kjo është faktuar. I pari që ka reaguar ka qenë Berisha, që bën thirrje për pjesëmarrje. “Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shkruan ai.
Ndërkohë një mesazh të ngjashëm ka dhënë dhe Tedi Blushi i Metës: “‘Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe folloëersa nga Bangladeshi”.