Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi vetë me dylbi gjatë ditës së sotme gjendjen e sigurisë në plazhin e Shëngjinit teksa shkoi atje për t’u dhënë porosi vartësve që të zbatonin ligjin.
Nano, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Lezhës, Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.
Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano, ndërkohë që pas ultimatumit ndaj vartësve mori vetë dylbitë për të parë se çfarë ndodhte në plazhin e Shëngjinit.