Humbën vajzën nga përplasja me skafin, familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime në Himarë

Aktualitet

Publikuar: 02/08/2022

Humbën vajzën nga përplasja me skafin, familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime në Himarë

Janë zbardhur detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesditë në plazhin e Potamit.

Fëmija është identifikuar si vajza me inicialet J.A., lindur e rritur në Angli.

Mësohet se familja e vajzës 5 vjeçe që ndërroi jetë nga forca e përplasjes me mjetin lundrues jeton prej vitesh në Angli.

Familja Avdia që pësoi një tragjedi të vërtetë teksa ndodhej me pushime në Himarë është me origjinë nga Tropoja.