Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, Belinda Balluku në postin e zv/kryeministres dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhukën si Ministër Shteti dhe Kryenegociatore.
Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!
Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.