Ilir Metës i ka dalë kundra edhe ish sekretarja e tij e besuar kur ishte kryeministër para 20 vitesh. Bëhet fjalë për deputeten e PDIU, Mesila Doda, e cila ka kërkuar që Meta të largohet nga politika si spiun.
“Pas 32 vitesh kemi mes nesh njerëz që kanë të kaluar të errët, kjo do të thotë se është dështim i politikës shqiptare që nuk kemi ndërruar brezat dhe të sjellim njerëz të pashantazhueshëm.
Besoj se është koha që në sesionin e ri parlamentar të nisë një punë e re serioze jo vetëm me propozimet e Autoritetit, por me heqjen e të gjithë personave me të kaluar të errët.
Duhen bërë publik emrat, nuk vijojmë dot që të marrim me mend se kush janë. Duhet të dalin me emra. I kërkova kryetares së Kuvendit që të kërkojë pastërtinë e figurës për 140 deputetët”, tha Doda.