E premtja me fat e Etleda Çiftes së Vetingut, gjyqtar Erion Bani pritet  t’i kthejë borxhin duke i mbyllur dosjen penale. E pandehura kërkon gjykim të shkurtuar, vijon punën në KPK 

Kryesore

Publikuar: 26/07/2022

E premtja me fat e Etleda Çiftes së Vetingut, gjyqtar Erion Bani pritet  t’i kthejë borxhin duke i mbyllur dosjen penale. E pandehura kërkon gjykim të shkurtuar, vijon punën në KPK 

Nga Elton Qyno

Pas Luan Dacit dhe Ardjan Hajdarit, një nga kimisioneret e “Vettingut” që i ka ngecur koka në derën e SPAK-ut, është Etleda Çiftja. Kjo e fundit rezulton të jetë marë e pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Deklarimit të remë të pasurisë”.

Komisionerja Çiftja nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë, por njëherësh ka kërkuar gjykim të shkurtuar, duke preferuar të zgjidhë çështjen në tavolinë.

Fitoren në tavolinë në një ndeshje futbolli ta jep ose një Arbitër ose një kimision i posaçëm i institucionit ku zhvillohet ndeshja.

Dhe në fakt ndeshja juridike mes SPAK dhe komisioneres, Etleda Çiftja, synohet të zgjidhet pikërisht në tavolinën e gjyqtarit Erion Bani, i cili me sa duket do kthejë ditën e Xhuma (të Premten), në një ditë të vyer për komisioneren, e cila edhe pse e pandehur nuk ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni i Vetingut, pasi e di se do shpallet e pafajshme.

Xhumaja pritet të jetë ditë feste dhe harreje për komisioneren Çiftja, e cila me vendimin e pafajësisë nën sqetull, ka shumë gjasa t’i drejtohet plazheve të bukura të jugut, për tu thekur në diellin përvëlues të Gushtit.

Erion Bani ka qënë subjekti që është gjykuar në KPK nga Etleda Çiftja, e cila ka miratuar kalimin e gjyqtarit në Shkallën e Parë.

Megjithëse gjyqtar Bani, ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje, titullarja e gjykatës, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e tij për dorëheqje.

Dhe e njëjta gjë, ka ndodhur edhe kur prokuroria ka kërkuar përjashtimin e Erion Banit nga gjykimi i Etleda Çiftes, pasi ka konflikt të pastër interesi. Por sërisht kërkesa e prokurorisë është rrëzuar.

Madje u rrëzua dhe një kërkesë tjetër, ajo e palëve kallëzuese, të cilat sipas gjyqtar, Banit nuk duhet të lejoheshin të mernin pjesë në gjykimin e seancës paraprake që zhvillohej ndaj komisioneres Etleda Çiftja.

Tani meqënëse të dyja kërkesat si e Banit dhe ajo e prokurores Millonai, u rrëzuan, në datën 29 korrik, ditë e Xhuma, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shikojmë dhe duartrokasim rrëzimin e pretencës së akuzës, për dënimin e Etleda Çiftes dhe deklarimin e saj të pafajshme.

Kjo është marrëveshja që Etleda Çiftja, dyshoj se ka bërë me gjyqtarë të SPAK, në ditën e fundit të tyre në punë.

Pasi pikërisht ditën e Xhuma, zyrtarisht gjykata, prokuroria dhe KPK-ja marin pushimet verore të gushtit dhe kërcasin dhe ikin në plazh.

Erion Bani, u zgjodh nga shorti elektronik për t’i kthyer borxhin Etleda Çiftes dhe njëherësh për të dhënë pafajësinë vyer për të në xhumanë e fundit të punës.