Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari i dënuar me 21 vjet burgim për vrasje

Aktualitet

Publikuar: 25/07/2022

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari i dënuar me 21 vjet burgim për vrasje

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në sajë të koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:

Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.