“A kam plumb në kokë?”, i shpëtoi atentatit dy muaj më parë, kush është Klisman Preçi që u vra dje në Milot

Aktualitet

Publikuar: 23/07/2022

“A kam plumb në kokë?”, i shpëtoi atentatit dy muaj më parë, kush është Klisman Preçi që u vra dje në Milot

Klisman Preçi, i shpëtoi një atentati me armë zjarri rreth dy muaj më parë, ndërsa video e kushëririt të tij teksa arratisej duke pyetur “a kam plumb në kokë” “pushtoi” rrjetet sociale.

Për fat të keq, mbrëmjen e djeshme Preçi nuk ka arritur t’i mbijetojë 100 plumbave të zbrazur nga autorët e atentatit në Milot.

Preçi i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti ku shënjestra dyshohet se ka qenë kushëriri i tij Blerim Preçi i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Pas ngjarjes, dy kushërinjtë deklaruan se nuk kishin konflikte me persona të caktuar dhe se nuk e dinin se kush mund të fshihej pas sulmit me armë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshms Preçi u plagos rëndë së bashku me shtetasin Ylli Brahimi. Preçi ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Në atentatin e mbrëmjes së djeshme policia ka gjetur në vendngjarje 100 gëzhoja plumbash.

Pista kryesore ku policia po heton është e shkuara e dy shënjestrave të atentatit të mbrëmjes së sotme. Ylli Ibrahimiaj njihet si shok i Ervis Martinajt, i dyshuar si i përfshirë në konflikte me grupe rivale.