Arrestohet për korrupsion gjyqtarja Zamira Vyshka, ushtare e Çapjave të Elbasanit, u kap duke marrë para për uljen e dënimit të Xhulio Musait

Aktualitet

Publikuar: 22/07/2022

Arrestohet për korrupsion gjyqtarja Zamira Vyshka, ushtare e Çapjave të Elbasanit, u kap duke marrë para për uljen e dënimit të Xhulio Musait

SPAK ka arrestuar gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshkja dhe avokatin Ilir Pashaj, për ryshfet dhe korrupsion, pasi kërkuan 400 mijë lekë për uljen e dënimit me 6 muaj burg ndaj të dënuarit Xhulio Musai.

Së bashku me ta janë vënë në pranga edhe 3 familjarë që do të jepnin lekët. GJKKO ka caktuar masat e sigurimit “arrest shtëpie” për gjyqtaren ndërsa “arrest me burg” për avokatin Pashaj dhe dy familjarë të Musajt. Familjari i tretë është lënë në arrest shtëpie.

gjyqtarja tjetër Zamira Vyshka njihet si ushtare e grupit të Çapjave, disa prej tyre në kërkim, disa të arratisur në Dubai dhe disa në burg për disa vrasje.

Zamira Vyshka, e cila po verifikohet nga Vetingu prej një viti e gjysmë, është denoncuar nga ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, për lidhje me fisin Çapja.

Gjyqtarja Vyshka ka shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan për një vrasje tek Parku Rinia.

Sokol Çapja u ekzekutua mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005, kur ishte nën shoqërinë e dy vajzave, në lokal “Aquario”, pranë Universitetit të Elbasanit.

Vrasja solli një zinxhirë vrasjesh dhe masakrash, me shumë viktima. Dritan Sheme, Roland Rexhep, Ardian Brahimi, babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli janë vrarë më pas për shkak të përplasjeve.

Viktimë do të ishte edhe vetë Fadil Meta, i cili fillimisht u plagos dhe më pas u vra në Torino të Italisë në vitin 2015.

Teksa bandat kishin rekrutuar gjyqtarë dhe prokurorë, shteti dështoi të mbronte zyrtarin e lartë të policisë.

Nga një verifikim nga ‘Prapaskena’, Zamira Vyshka rezulton me një pasuri përrallore, ku përfshihen vila, makina luksoze, prona, dhjetëra mijëra euro në llogaritë bankare, një tjetër vilë dy kate të dhuruar nga babai,

Vyshka deklaron edhe një llogari bankare 290 mijë USD, dhjetëra trohe dhe objekte të paregjistruara në hipotekë.

Si e krijoi gjyqtarja këtë pasuri me një pagë 100 deri në 150 mijë lekë në muaj?!

Kjo është vetëm një pjesë e deklaruar të gjyqtares arrogante dhe që Fadil Mema e denoncoi si të kapur nga Çapjat.

Në disa denoncime që kanë mbërritur në redaksinë e Prapaskenës, thuhet se Zamira Vyshka nuk ka deklaruar as këtë makinë lulsoze, të cilën e ekspozon rrugëve të Elbasanit dhe që e parkon vend e pa vend.

Gjyqtarja Vyshka denoncohet se fsheh edhe këtë fabrikë dyshekësh në Elbasan. Në disa video, tregohet fabrika dhe prezenca e gjyqtares si pronare e saj.

Por, fabrika nuk është e vetmja pasuri e fshehur. Disa denoncime të tjera theksojnë se gjyqtarja fsheh apartamente në Tiranë dhe Elbasan, biznese të tjera dhe besohet qindra mijëra euro cash.

Teksa shkarkimi i Zamira Vyshkës duket pothuajse i sigurt, mbetet për t’u parë nëse SPAK do të nisë ndonjë hetim pasuror ndaj saj, si pjesë e një prej grupeve kriminale më famëkeqe në Shqipëri.

Disa muaj më parë, Zamira Vyshka ishte në prag të arrestimit nga SPAK në sallën e gjyqit bashkë me Miranda Konicën dhe Pajtime Fetahun pasi do të shpëtonin nga burgu një personazh të krimit. Por, operacioni u dekonspirua në minutat e fundit, çka bëri që treshja e gjytareve të ndryshonin kurs, duke dënuar personin me 15 vite burg.