Pas hapjes së negociatave, Rama shfaqet i ulur në shkallët e KE-së, detaji me çorapet

Aktualitet

Publikuar: 19/07/2022

Pas hapjes së negociatave, Rama shfaqet i ulur në shkallët e KE-së, detaji me çorapet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto i ulur në shkallët e njërës prej sallave të Komisionit Europian pas hapjes së negociatave dhe Konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë çeke dhe komisionerin Varhelyi.

“Foto e ditës”, shkruan Rama mbi foton ku duket i ulur, duke parë celularin ndërsa nuk mund të mos vërehen edhe çorapet e kuqe, pjesë të stilit të veçantë veshjes së kryeministrit.