31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj. janë çifti që u përplasën nga gomonia pak ditë më parë në bregdetin e Jalës, teksa po qendronin në Shezlong.
Vajza mori gërvishtje të lehta, por Agustin Sefa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Agustin Sefa ishte nje punetor i thjesht dhe vjen nga një familje me vështirësi ekonomike.
31-vjeçari punonte së bashku me dajën e vet për hapjen e puseve.
Ai kishte marrë vetëm tre ditë leje për të shkuar me pushime me të fejuarën e tij.
Një shok i kishte ofruar dhomën për të fjetur dhe do i paguante edhe shezllongun.
Fatkeqësisht, këto pushime nuk shkuan ashtu siç ai do t’i dëshironte.
Policia arrestoi drejtuesin e gomones, 37-vjeçarin Gjergji Priftuli.