Fushë-Kruja është tronditur këtë të diel nga një atentat i përgjakshëm, ku kanë mbetur të vrarë tre persona.
Sipas informacioneve paraprake viktimat kanë janë shoferi dhe dy pasagjerët.
Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.
Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se një makinë ka ndaluar në rrugën e mbikalimit dhe i ka dalë makinë ku është bërë atentati me automatik.
Autorët kanë zbrazur 50 plumba mbi makinë.
Një prej viktimave ka dalë nga makina tip ‘Volkswagen’ por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë morën plagë të rënda dhe ndërruan jetë brenda makinës që digjej.
Atyre i është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës nga persona të maskuar që kanë dalë para automjetit.