Hoxha Ahmed Kalaja hedh valle për vdekjen e Kastriot Myftarajt: Mos u lutni për rahmet për të se…

Aktualitet

Publikuar: 07/07/2022

Hoxha Ahmed Kalaja hedh valle për vdekjen e Kastriot Myftarajt: Mos u lutni për rahmet për të se…

Vdekja e analistit dhe gazetarit Kastriot Myftaraj duket se është përjetuar me hare nga hoxha i njohur Ahmad Kalaja. Ndryshe nga tradita e respektit për të vdekurin pavarësisht veprimtarisë së tij, hoxha ka kërkuar që askush të mos lutet për rahmet për Kastriot Myftarajn.

“I mbeti ëndrra pa realizuar…
Lajm i darkës së Arafatit quhet ky…
Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.
Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!
Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre…
Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori…
Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!

Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!

Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat!“, shkruan Kalaja.