‘Thanas Çani a.k.a “Tano Karidi i Brakës”!’/ Gazetari zbulon ‘kleçkën’: Se kap as ligji, është 90 vjeç

Aktualitet

Publikuar: 05/07/2022

‘Thanas Çani a.k.a “Tano Karidi i Brakës”!’/ Gazetari zbulon ‘kleçkën’: Se kap as ligji, është 90 vjeç

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar të dhëna të tjera lidhur me një prej të moshuarve që është përfshirë në skemën e evazionit fiskal që u zbulua dje. Sipas gazetarit Qyno, Thanas Çani, të cilin e ironizon duke e cilësuar si “Tano Karidi i Brakës”, personazhin e kryemafiozit tek seriali italian “Oktapodi”, është kushëriri i ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknurit. Ai po ashtu shton se ata që kanë përgatitur skemën e mashtrimit, janë kujdesur për të gjetur mënyrën sesi “të zgjedhurit” të mos shkojnë as në burg.

“Thanas Çani alias “Tano Karidi i Brakës” ne Tirane. 90-vjeçari pronari i kompanise “Lumi 06” dhe “Sopotonia”, rezulton te jete kusheriri i ish-ministrit te Energjitikes, Damian Gjiknurit, njeheresh koordinatorit politik te PS ne Elbasan. Thanasi eshte nga fshati Kudhes i Vlores por prej vitesh eshte dislokuar ne nje apartament ne katin e 3 te nja pallati 5 katesh ne lagjen e “Brakes”. Edhe pse zoteron kompani miliona euro dhe te implikuara ne inceneratorin e Tiranes,bosi i “Brakes” dhe kusheriri i Damian Gjiknurit kujdeset per modestine, duke jetuar ne nje apartament te vogel 2+1 te ndertuar me pune vullnetare ne nje pallat 5 katesh. Ose ndruaj se Thanasi eshte vertet nje pensionist si gjithe te tjeret qe jetojne ne modestine e skajshme, dhe manovrat me pagesat e parave te inceneratoreve, i kane bere kusherinjte e tij bombera ne Keshillin e Ministrave.
Puna eshte bomberat jane kujdesur qe vjedhjen e parave ta bejne jo vetem me se miri, por edhe te kundesen qe asnjeri te mos arrestohet nese zbulohet skema. Thanasin tashme se kap as ligji procedurial penal,se eshte ne moshen 90-vjecare dhe smund te caktohet nje mase sigurimi ekstreme sic eshte “Arresti ne burg,”-shkruan gazetari.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.