Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i njohur më shumë si bandilli i Grida Dumës, do të dënohet me çdo kusht dhe duhet të kalojë ca muaj në qeli, duke u djegur si figurë politike.
Ky është urdhri verbal i Fatmir Xhafajt, i njohur si ujku i bardhë i politikës dhe drejtësisë në Shqipëri.
Xhafaj, me lidhje të forta, të errëta dhe të shumfishta në drejtësi, e ka kthyer në një sfidë personale dënimin e Salianjit, si një nga skenaristët e telenovelës Babale, për të goditur politikisht Fatmir Xhafajn.
Shkalla e parë e ka dënuar Salianjin me 1 vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë, lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.
Fatmir Xhafaj besohet se është investuar në prapaskenë që dënimi i Salianjit të konfirmohet nga Apelit dhe deputeti i PD të mbyllet në burg.
Xhafaj dhe rrethi i tij duan që Salianji të bëhet shembull. Për dënimin e Salianjit është i interesuar edhe Lulzim Basha, edhe pse e përdori skenarin Babale për interesa politike.
Salianji befas i doli kundër Bashës bashkë me Drida Dumën. Dyshja iu kundërvua Bashës, por nuk u bashkua me Berishën.
Nga ana e tij Berisha po shfytëzon këtë situatë, për të rekrutur çiftin në Foltore. Berisha mori sot në mbrojtje Salianjin, me qëllim për ta afruar.
Në fakt Berisha me reagimin e tij vetëm sa e ka vulosur dënimin e Salianjit, pasi asnjë gjyqtar nuk do që të identifikohet më si ushtar i Berishës.
Nga ana tjetër, Xhafaj është linja e Veliajt, një faktor me ndikim të madh në sistem. Por, edhe Edi Rama është i interesuar për dënimin e Salianjit, për të nisur kështu kompesimin për dënimin e deputetëve dhe ish ministrave të tij.
Praktikisht Salianjit i ka mbetur vetëm një rrugë shpëtimi: Të arratiset si Adriatik Llalla