Një skandal ka ndodhur sot me Erkand Qerimajn në garën e Lojërave Mesdhetare, ku i është ndaluar padrejtësisht ngritja e peshës prej 149 kg.
Presioni i presidentit të federatës Elez Gjoza, trajnerit të tij Sokol Bishanaku dhe presidentit të Koksh Fidel Ylli, detyroi gjyqtarin ta anulojë vendimin dhe ta quajë të vlefshme provën e tij që do të thotë medalje e argjendtë për në stilin e shkëputjes.
Pas kësaj, ai është shkëputur nga stërvitja dhe nuk do të marrë pjesë në stilin tjetër.
Siç duket edhe në video, situate tensionohet pas vendimit.