Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë një pasuri të deklaruar me vlerë disa milionë euro, ndërsa si burim të ligjshëm të ardhurash kanë vetëm pagat si zyrtarë të shtetit, paga të cilat nuk mbulojnë dot as koston e ndërhyrjeve estetike të Monikës në fytyrë, pa llogaritur festat e çmendura, ditëlindjet, shkollimin e fëmijëve, veshjet, ushqimin, makinat, bizhuteritë etj.
Pasuria e fshehur e çiftit dyshohet se ka një vlerë prej qindra milionë euro, por le të ndalemi vetëm tek pasuria e deklaruar.
Për të ngritur këtë pasuri me vlerë miliona euro, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë futur nga xhepi i tyre vetëm 5 milionë lekë, për blerjen e një trualli në Laprakë, ku ngritën pallatin.
Nga verifikimet që ka bërë Prapaskena rezulton se lir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë pasur pasuri të trashëguar. Çifti ka hyrë në politikë me nga një çerek apartamenti në pallatet parafabrikate dhe një golf 2, të cilin më shumë se shtynte Meta në rrugët e Tiranës se sa ecte vetë.
Atëherë si e krijuan pasurinë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi? Këtë përgjigje në fakt duhet ta japë SPAK-u, i cili ka regjistruar së fundmi dy procedime penale për korrupsionin e Ilir Metës me lobimet.
Për të justifikuar pasurinë, Monika Kryemadhi ka futur në lojë mamanë e saj Fatime Kryemadhi, babanë dhe vëllanë Drini Kryemadhi. Ky i fundit ia ka shlyer borxhet në banka. Babai gjoja i ka trashëguar toka, ndërsa mamaja i ka kaluar para në llogari nga kursimet e saj.
Monika Kryemadhi ka deklaruar se pasurinë e ka trashëguar nga prindërit.
Po cila është e vërteta?
E vërteta është se prindërit e Monikës nuk kanë pasur as prona dhe as pasuri, as në Tiranë dhe as në Dibër. Babai ka punuar në ndërmarrjen “Gjergj Dimitrov”, si punëtor i thjeshtë.
Mamaja e saj, pas viteve ’90, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ka shitur qepë dhe speca në Qytetin Studenti.
Kështu e kujton edhe shoqja e saj Ajtanga Lubonja. “Monika i thoshte që unë e pasur u bëra nga babai, qesha se m’u kujtua kur shisnim qepë unë e Fatimja (nëna e Konikes) në Q.S! Jo moj cupë i thashë nga ekrani, ti u bëre e pasur kur t’u bë burri kryeministër!”.
Si bë milionere Fatime Kryemadhi, duke i kaluar para në llogari të bijës, duke shitur qepë dhe speca në Qytetin Studenti?! Edhe kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK-u.
Po Drini Kryemadhi nga i mori paratë që i shlyente gjoja borxhet Monikës? Drini mori nga SGS-ja e Metës rreth 400 mijë USD paga pa shkuar asnjë ditë në punë, ndërsa dyshohet se ka pastruar paratë e Monikës me kompaninë e ndërtimit Tirana DKT.
Dyshimi i arsyeshëm
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë vjedhur qindra milionë euro, duke shpërdoruar pushtetin, me koncesione, tendera, me taksë për lejimin e trafiqeve, me trafikantë droge, me tjetërsim të pasurive publike, kontrata korruptive dhe afera të ndryshme, kur ishin në pushtet në vitet 2000-2002 dhe 2009-2017.
Një pjesë të parave i kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Angli, në Shqipëri në emra të tjerë si dhe i kanë dërguar në parajsa fiskale. Një pjesë të parave i kanë shpenzuar për luks, shkollim dhe investim në pasuri të paluajtshme të deklaruara.
Për të justifikuar pjesë e parave të deklaruara, Monika Kryemadhi ka futur në skemë mamanë Fatime dhe vëllanë Drini Kryemadhi, të cilët dyshohet se ruajnë disa thasë me para korrupsioni të Monikës. / Prapaskena


