Seks në grup / Karriera e Iva Alikos nga këngëtare, tutore e Zogut të Tiranës në kampione në Bodybuilding

Jetë/stil

Publikuar: 02/07/2022

Seks në grup / Karriera e Iva Alikos nga këngëtare, tutore e Zogut të Tiranës në kampione në Bodybuilding

Fillimisht u shfaq si këngëtare, sigurisht e dështuar, por më pas shkëlqeu në fusha të tjera nga Kosova, Tirana deri në Dubai, ku doli në pah edhe në dosjen e prostitucionit të Zogut të Tiranës, si tutore e Zogut.

Tani mos e besoni po deshët, por Iva Aliko është shpallur kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

E komentuar dhe e promovuar nga mediat për format bombastike me botox dhe buzët si një petull të bërë dyshë, Iva Aliko këtë herë ka treguar muskujt.

“Të dashur miq dhe dashamirës! Mundi dhe sakrifica gjithnjë shpërblehet. Kaq vite stervitje dhe regjim titan, kaq shumë durim dhe vetëmohim për kauzën e madhe të njohjes së limiteve të tua. Sapo u shpalla Kampione e Shqipërise në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar 2021…”, shkruan Aliko.

Iva Aliko u shfaq në dosjen e prostitucionit të Hermes Nikajt, i njohur si Zogu i Tiranës.

Aliko rezulton si tutore e Zogut të Tiranës, të cilin e çonte nëpër lagje dhe hotele për të bërë seks në grup kundrejt pagesës.

Një nga vajzat e shfytëzuara, Denisa Neli ka rrëfyer se Aliko kordinonte Zogun. Denisa dhe Zogu i Tiranës kanë shkuar në hotelin “Autostrada”, ku e priste laçjani Artur Gjini.

Si shpërblim për orët që do të kalonin me Gjinin, Neli dhe Nikaj kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra secili. Gjithçka ka ndodhur natën që policia shpërtheu derën dhe i gjeti të tre të zhveshur në shtrat.

Pasi Zogu i Tiranës u arrestua nga policia, Aliko ekspozonte fomat në Kosovë.