Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren në Fushë-Krujë

Aktualitet

Publikuar: 02/07/2022

Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren në Fushë-Krujë

Një 55-vjeçare është përplasur për vdekje nga makinë këtë mesditë në Fushë-Krujë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Larushk, kur automjeti me drejtues shtetasin me iniciale M. Xh., 55 vjeç, ka goditue shtetasen me iniciale L. R.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por për hetime të mëtejshme 55-vjeçari është shoqëruar në polici.