Blogerja Armina Mevlani ka dalë kundër ligjit për ndalimin e abortit. Në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tha se duhet menduar për gratë që ngelin shtatzënë si pasojë e një përdhunimi. Gjithashtu ngriti pikëpyetjen se si mund të veprojnë familjen e varfra që nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë.
“Kur Amerika interesohet më shumë për abortin se sa për gratë e përdhunuara që mbetën shtatzënë dhe nuk do të kenë më të drejtën që të dështojnë një fëmijë nga një përdhunues, sepse dhe rastet e përdhunimit janë të shumta.
Ka shumë raste, marrim shembullin e varfërisë ekstreme. Po nëse e sjellin në jetë një fëmijë dhe nuk mundësi as ta ushqejnë?! Ndodhi ky incident, por çfarë duhet bërë?”- tha Mevlani.