Pak momente më parë një sasi eksplozivi u gjet pranë një automjeti luksoz të tipit Range Rover ngjyrë të bardhë në Shkodër. Autoritetet kryen shpërthim të komanduar dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Mësohet se mjeti ishte në pronësi të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Rajonit të Veriut, Suida Kuka.