Rama i kundërvihet Vuçiçit: Kosova është Kosovë dhe pikë, jo e ashtuquajtur

Politikë

Publikuar: 23/06/2022

Rama i kundërvihet Vuçiçit: Kosova është Kosovë dhe pikë, jo e ashtuquajtur

“Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për të gjithë”.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca e përbashkët me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Bashkimin Evropian.

Për Ramën sa i përket Ballkanit të Hapur– problem duhet të ishte mospranimi i Presidencës serbe dhe jo mosardhja e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër – duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit.

Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Aleksandëri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë”.