Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 120-të. Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi, vetëm pak kilometra nga kufiri ukrainas, u godit të mërkurën nga dy dronë të forcave të Kievit, të cilët shkaktuan një zjarr i cili më pas u shua.
Moska vlerëson shkurtimin e furnizimit me energji elektrike në Lituani, pas kufizimeve të vendosura në tranzitin e mallrave në rajonin e Kaliningradit.
Ndërkohë, në samitin që do të mbajë sot BE, pritet vendimi nëse do t’i jepet Ukrainës statusi i vendit kandidat për në BE apo jo.