Një person është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të diele në një shtëpi në zonën e Ali Demit në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima i përket gjinisë mashkull dhe është rreth të 40-tave, ndërkohë dyshohet se burri ka mbi një muaj brenda në banesë i pajetë.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi, indetiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është gjetur nga familjarët.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe për nxjerrjen e trupit nga banesa.