Emiliano Lulo, hajduti që vjedh paratë e fëmijëve të verbër me Remzie Metën, zhduket donacioni 500 mijë euro, udhëtime dhe blerje fiktive

Aktualitet

Publikuar: 14/06/2022

Emiliano Lulo, hajduti që vjedh paratë e fëmijëve të verbër me Remzie Metën, zhduket donacioni 500 mijë euro, udhëtime dhe blerje fiktive

Qendra e fëmijëve që nuk shikojnë në Tiranë është kthyer në zgafellat më të pamëshirshme njerëzore të vjedhjes në kryeqytet.

Protagonistë të vjedhjeve që do të listojmë më poshtë janë: Drejtori Emiliano Lulo, i besuar i Ervin Bushatit, i cili u shkarkua disa javë më parë si drejtor i Postës Shqipare pas aferave me tendera dhe emërime. Lulo përdoret herë pas here për propagandë nga pushteti.

Lulo bashkëpunon ngushtë në vjedhje me ekonomisten seksere, Remzie Meta, e cila ndan paratë publik me të dënuarin për korrupsion me tenderat Njazi Prençi, i cili ka tre kompani në emrin e tij, të bijës dhe të birit.

Pjesë e bandës së hajdutëve që vjedhin paratë e fëmijëve që nuk shikojnë janë edhe një rreth edukatoresh që i mban pranë tij Emiliano Lulo.

Disa nga vjedhjet janë aq vulgare, si përshembull udhëtime fiktive. SPAK, me një verifikim të thjeshtë në TIMS mund të dokumentojë abuzimin skandaloz.

Zhduket donacioni 500 mijë euro

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) ka akorduar një fond me vlerë prej 350 mijë euro për shtypshkronjën në qendrën e fëmijëve që nuk shikojnë, e cila drejtohet nga Emiliano Lulo.

Shtypshkronja ka kushtuar 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër 320 mijë euro besohet se është ndarë mes drejtorit të qendrës, bashkëpunëtorëve të tij, zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, fondacioni turk TIKA ka akorduar një fond me vlerë 200 mije euro për pajisje të brendshme.

Nga ky fond janë investuar për pajise të brendshme më pak se 20 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është ndarë sipas roleve në këtë qendër, e përfshirë nga afera flagrante korruptive.

Dy zbatuesit e vjedhjes së donacioneve të huaja janë Emiliano Lulo dhe Remzie Meta, ndërsa i dyshimtë është roli i Bardhylka Kospirit, Brikena Shehu, me detyrë përgjegjëse sektori dhe që kopsit letrat nga ana juridike dhe auditi i Ministrisë së Arsimit, Dashnor Spahiu.

Një libër 600 mijë lekë

Një vjedhje masive e parave bëhet me librat. Një faturë tregon blerjen e një libri të gjuhës shqipe me vlerë 600 mijë lekë.

Shifra është disa herë më e lartë se sa vlera e tregut, ndonëse librat për fëmijët e verbër kushtojnë më shtrenjtë se sa librat normalë. Skandali nuk mbaron këtu, pasi sot fëmijët që nuk shohin nuk i kanë këto libra, duke ngritur dyshime se faturat janë fiktive.

Nga ana tjetër, në qendrën e fëmijëve që nuk shohin ka një makineri të posaçme për riprodhimin e këtyre librave, për të cilën kishte akorduar PNUD-i fondin me vlerë 350 mijë euro.

Vjedhje me fshesën dhe pianon

Një fshesë me korrent që kushton në treg 70 mijë lekë, e kanë shënuar në faturë 400 mijë lekë. Janë vjedhur qindra mijëra euro për riparim fiktiv të shtypshkronjës, kondicionerëve, pianos etj.

Këto pajisje janë blerë të reja dhe kanë funksionuar normalisht, por riparimi është i rremë, për të ndarë paratë.

Afera më skandaloze janë realizuar me blerjet fiktive të programeve kompjuterike, rrobat dhe rikonstruksionin e godinës.

Mijëra euro kanë avulluar gjoja për mobilie, ndërsa janë bërë letrat për disa udhëtime fiktive, duke ndarë paratë.

Vjedhje me naftën

Vjedhjet me naftën dhe blerjet e vogla janë të zakonshme, ndërsa ka edhe raste kur tenderë fiktivë i kanë fituar kompani që nuk ekzistojnë.

Të gjitha afertat janë realizuar me implikimin e Dashnor Bregut, i cili është audit nga Ministria e Arsimit. Bregu paraqitet në qendrën e fëmijëve vetëm sa për të marrë zarfin nga Remzie Meta dhe ikën…

Nëse prokuroria do të hapë letrat, disa punonjëse të qrndrës janë gati të bashkëpunojnë për të treguar në detaje të gjitha aferat në këtë qendër nga Emiliano Lulo, Remzie Meta dhe shefat e tyre.