Atentat Erion Hasanbelliut në Bruksel, prangoset në Vjenë Kasandro Noga! Ishte nisur për në Shqipëri

Aktualitet

Publikuar: 14/06/2022

Atentat Erion Hasanbelliut në Bruksel, prangoset në Vjenë Kasandro Noga! Ishte nisur për në Shqipëri

Kasandro Noga, i dyshuar si autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë, është arrestuar nga policia e Vjenës në Donaustadt. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se lokalizimi për arrestimin e 45-vjeçarit është kryer në bashkëpunim mes policisë belge dhe asaj shqiptare. Kasandër Noga u arrestua teksa po dilte nga shtëpia e tij, për të shkuar në aeroport, me qëllim ardhjen drejt Tiranës.

asandro Noga, dyshohet se qëlloi me 6 plumba pas shpine, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari, mbrëmjen e së shtunës, para hyrjes së një hoteli në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër. Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona kanë qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelliut, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Erion Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.
Kasandro Noga dyshohet gjithashtu edhe për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.