Djali i ish deputetit të PS Dash Peza kapet me heroinë, hashash dhe ekstazi, policia fshehu ngjarjen

Kryesore

Publikuar: 13/06/2022

Djali i ish deputetit të PS Dash Peza kapet me heroinë, hashash dhe ekstazi, policia fshehu ngjarjen

Djali i ish-deputetit socialist, Dashamir Peza është arrestuar disa ditë më parë, pasi është kapur me drogë me vete.

Lajmin e bën me dije gazetari Basir Çollaku, i cili poston në rrjetet sociale edhe një njoftim të policisë lidhur me rastin, të pa bërë publik për mediat.

Në njoftim sqarohet se djalit të ish-deputetit i është gjetur disa gramë gram kanabis, heroinë dhe ekstazi, gjatë një kontrolli fizik nga blutë. Ngjarja ka ndodhur më 2 Qershor.

“Më datë 02.06.2022, ora 16:46, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Dashamit Peza, pasi në orën 13:15 në Shëngjin, Lezhë, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur se sekuestruar 2.77 gram Canabis Sattiva, 2.27 gram heroinë, 20.16 gram ekstazi”, thuhet në njoftim. Referuar të njëjtit burim, ndaj Gëzim Pezës rëndon akuza e parashikuar nga Neni 281/1 e Kodit Penal – “Trafikimi i narkotikëve”.

Reagimi i gazetarit

Në komentin e tij në FB, gazetari ironizon duke u shprehur se marrja me drogë është kthyer në normë partie.

“Arrestohet djali i deputetit me tre lloj drogerash..

Me sa duket eshte bere norme partie

Nese nuk merresh me

Hashash, heroine e te tjera drogera serioze partiake, nuk hyn ne udheheqjen e ekipit te Edi Rames.

Policia ka ndaluar por jo shumezhurmuar djalin e deputetit Peza.

Pak nga te gjitha

Canabis

Heroine

Ekstazi

Sepse ne plazh duhet pak bereqet me vete..”,shkruan ai.